Një incident i rëndë ndodhi në fshatin Meliq të Hanit të Elezit, ku një qytetar u lëndua rëndë pas shembjes së një muri mbrojtës që mbuloi automjetin e tij me dhe e gurë.
Policia, së bashku me zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, reaguan menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar shoferin nga vetura. Ai u transportua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, autoritetet, përfshirë Prokurorinë dhe Administratën për Menaxhimin e Emergjencave (AME), u informuan për ngjarjen. Familjet që jetojnë pranë zonës së aksidentit u evakuuan për arsye sigurie, sipas rekomandimeve të autoriteteve.
Një patrullë policore mbetet në vendngjarje për të siguruar zonën dhe për të monitoruar zhvillimet e mëtejshme.

Leave a Reply