Amir Rrustemoviq, i cili u përgjua nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) së bashku me të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, është i njohur për lidhjet e tij me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Një fotografi e siguruar nga Paparaci tregon Rrustemoviqin duke pirë kafe me Sveçlën dhe deputetin e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj. Rrustemoviq konfirmoi për Betimin për Drejtësi se ishte pjesë e një audio-incizimi ku bisedonte me Shehollin, ndërsa në regjistrim ishte e pranishme edhe deputetja Duda Balje.
Ai nuk ofroi detaje për përmbajtjen e bisedave, duke e konsideruar informacionin si sekret. Ndërkohë, Fatmir Sheholli është arrestuar me akuzën për spiunazh, pasi dyshohet se mblidhte informacione për pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe i transmetonte ato tek BIA.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për Shehollin, pas operacionit të urdhëruar nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me AKI-në.

Leave a Reply