Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit, duke zbuluar se rreth 11 mijë euro nga buxheti publik janë shpenzuar për dreka zyrtare në restorantin “Bukë e Zemër”, në pronësi të Ridvan Muharremit.
Këto shpenzime janë bërë nga marsi 2022 deri në korrik 2023. Një nga drekat u financua në të njëjtën ditë kur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) nënshkroi një kontratë me një kompani turke.
Sipas aktakuzës, këto transaksione filluan në mars 2022, në kohën kur po zhvillohej procesi për blerjen e rezervave shtetërore, ku Muharemi luante një rol të rëndësishëm. Dokumentet e siguruara nga Nacionale nxjerrin në pah lidhjen mes këtyre shpenzimeve dhe aktivitetit të Muharremit në procesin e blerjes së mallrave si grurë, vaj dhe sheqer.

Leave a Reply