Në Romë po zhvillohet për herë të parë një mbledhje mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare, duke vendosur një format të ri bashkëpunimi ndërqeveritar G2G.
Gjatë kësaj ceremonie zyrtare, pritet shkëmbimi i 16 marrëveshjeve dhe memorandumeve që mbulojnë fusha të ndryshme strategjike. Një nga pikat kryesore të kësaj mbledhjeje është bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike, i cili do të formalizohet përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme të dy vendeve.
Ndërkohë, në sektorin e mbrojtjes civile, janë parashikuar disa marrëveshje që përfshijnë grante, hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnime, si dhe një deklaratë të përbashkët për koordinimin institucional. Në fushën e shëndetësisë, projektet synojnë përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal.
Po ashtu, janë planifikuar marrëveshje për bashkëpunim ushtarak, duke përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe bashkëpunime mes kompanive italiane dhe partnerëve shqiptarë. Lufta kundër trafikut të drogës do të forcohet me një memorandum të nënshkruar mes institucioneve përkatëse të punëve të brendshme.

Leave a Reply