Shqipëria dhe Anglia do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në Tiranë, më 16 nëntor.
Nga pala shqiptare, tashmë është bërë e ditur se Anglisë do t’i ofrohet një pritje e denjë.
“I premtova Abbott se FSHF do të garantojë një organizim dinjitoz, për një ndeshje sa më të bukur e të sigurt për të gjithë tifozët”, deklaroi presidenti i FSHF-së, Armando Duka, të enjten mbrëma pas takimit me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott. Takimi u zhvillua në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Përpara përballjes me Anglinë, Shqipëria ka edhe dy ndeshje të tjera kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Do të luajë kundër Serbisë në Leskovc dhe më 13 nëntor përballet me Andorrën në udhëtim.
Ndeshja kundër Serbisë konsiderohet vendimtare për vendin e dytë në grup. Anglia pritet ta mbyllë fazën kualifikuese në vendin e parë për Botërorin e ardhshëm.
Shqipëria i premton pritje dinjitoze Anglisë Armando Duka

Leave a Reply