Shqipëria ndeshet me Serbinë, kërkon triumf në fushë

Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet sot me Serbinë në Leskovac, si pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ndeshja, e cila fillon në orën 20:45, konsiderohet një “finale” për vendin e dytë në grup, që garanton kualifikimin për fazën play-off. Aktualisht, Shqipëria mban vendin e dytë me tetë pikë, një më shumë se Serbia, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Përballja është vlerësuar me rrezikshmëri të lartë nga FIFA, e cila ka dërguar dy oficerë sigurie për të mbikëqyrur situatën. Federata Serbe ka vendosur që nuk do të shesë bileta për këtë ndeshje, dhe të gjithë 6,500 tifozët që do të jenë në stadium janë me ftesa të veçanta, përfshirë të rinjtë nga akademitë e futbollit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *