Shqipëria triumfon ndaj Andorrës, siguron “Play Off” 2026

Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar një fitore të rëndësishme në përballjen me Andorrën, duke triumfuar me rezultat minimal 0:1 në ndeshjen e zhvilluar jashtë fushe.

Goli vendimtar erdhi nga mesfushori Kristjan Asllani, i cili realizoi pas 67 minutash nga një asist i Myrto Uzunit. Ky sukses e çon Shqipërinë në kuotën e 14 pikëve në grupin e saj.

Pas humbjes së Serbisë, kombëtarja kuqezi ka siguruar zyrtarisht një vend në “Play Offin” për Botërorin 2026. Ky është një hap i madh drejt pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror, një ëndërr e kahershme e futbollit shqiptar.

Shqipëria ende nuk ka marrë pjesë në ndonjë Kampionat Botëror, por fitorja e sotme e afron më pranë realizimit të këtij qëllimi të madh për kombëtaren dhe tifozët e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *