Shqiptarët e Luginës kërkojnë mbështetje në Senatin e Serbisë

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka realizuar një bisedë miqësore dhe të hapur me Senatorin amerikan Cory Booker, i njohur për qëndrimet e tij të forta në Senatin e Shteteve të Bashkuara lidhur me të drejtat e njeriut, barazinë dhe drejtësinë.

Booker është gjithashtu anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme. Gjatë takimit, Kamberi ka theksuar nevojën për vëmendje dhe angazhim ndërkombëtar për çështjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke nënvizuar barazinë dhe dinjitetin si vlera kyçe që kërkojnë përkrahje globale.

Në njoftimin e tij, Kamberi ka shprehur mirënjohje ndaj Senatorit Booker për dëgjimin dhe mirëkuptimin e tij, si dhe për gatishmërinë që ai ka treguar për të ndjekur nga afër zhvillimet në këtë rajon. Ky takim thekson rëndësinë e ndihmës ndërkombëtare në përmirësimin e situatës së shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *