KEDS ka deklaruar se për natën e ndërrimit të viteve 2025-2026 janë ndërmarrë masa të gjera për të siguruar një furnizim të pandërprerë me energji elektrike.
Këto masa përfshijnë përgatitje organizative, teknike dhe logjistike për të përballuar rritjen e konsumit. Në një komunikim me Klankosova.tv, zyrtarë nga KEDS kanë bërë të ditur se afërsisht 500 punëtorë do të jenë në gatishmëri në terren dhe shërbime të tjera për të reaguar shpejt në rastet e ndonjë defekti.
“Përgatitjet paraprake janë kryer me qëllim që gjatë natës së ndërrimit të vitit të sigurohet furnizim i qëndrueshëm, përkundër ngarkesës së lartë në rrjet, e cila këtë vit është në nivele të paeksploruara në krahasim me të kaluarën”, theksuan përfaqësuesit e KEDS. Vendet që mund të përballen me sfida më të mëdha për shkak të kapaciteteve të kufizuara të transmisionit përfshijnë Prizrenin, Dragashin, Rahovecin, Shtimen, Xërxën, Malishevën, Suharekën dhe Lipjanin.

Leave a Reply