Shtatë raste dhune në familje brenda ditës, viktimat gra

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar shtatë raste dhune në familje, ku të gjitha viktimat janë gra.

Ngjarjet janë regjistruar në Prishtinë, Podujevë, Gjakovë, Malishevë, Mitrovicë dhe Leposaviq. Në Prishtinë, një grua është shqetësuar nga ish-bashkëshorti i saj, ndërsa një tjetër ka përjetuar dhunë nga bashkëshorti, i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Në Podujevë, një burrë është arrestuar pas kërcënimeve ndaj gruas së tij përmes telefonit. Në Gjakovë, një grua ka pësuar dhunë nga ish-burri i saj, ndërsa në Malishevë, një nënë është sulmuar fizikisht nga ish-nusja e djalit të saj.

Në Mitrovicë, një vëlla ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje. Ndërkohë, në Leposaviq, një djalë ka sulmuar nënën e tij.

Gjithashtu, një person është arrestuar në Fushë Kosovë për një rast dhune që ndodhi më 8 dhjetor. Të gjitha rastet janë duke u trajtuar në procedurë të rregullt nga organet e drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *