Shtëpia e Bardhë ndan meme mbi arrestimin e Maduros

Shtëpia e Bardhë ka ndarë një sërë mesazhesh dhe imazhesh në platformën X, duke përfshirë tema për operacionin ushtarak në Venezuelë që çoi në kapjen e Nicolas Maduro nga forcat amerikane.

Një nga mesazhet përmban akronimin “FAFO”, duke nënvizuar seriozitetin e Donald Trump në çështjet e politikës së jashtme. Ky term u përdor nga sekretari i mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp ku ai komentoi rreth situatës me Maduron, sipas Sky News dhe të transmetuar nga Klankosova.tv.

Një fotografi e Trumpit duke monitoruar operacionin është shoqëruar me mesazhin “mos luani lojëra”, duke përforcuar paralajmërimin e sekretarit të shtetit të ShBA-së, Marco Rubio. Rubio bëri thirrje që vendet e tjera të mos sfidojnë administratën aktuale të presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *