Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojë shpërndarja e shtesave të rritura për fëmijët, me një rritje prej 50%.
Përfitues të kësaj rritjeje do të jenë rreth 400 mijë fëmijë. Në bazë të këtij programi të ri, një familje do të marrë 60 euro për dy fëmijë, 135 euro për tre fëmijë dhe 180 euro për katër fëmijë.
Kurti shprehu urimet e tij për të gjitha familjet dhe theksoi që kjo iniciativë ka për synim përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.

Leave a Reply