Një shtetas i huaj është arrestuar në lagjen Marigona, i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, ndërsa ndaj tij kishte edhe një urdhër-arrest nga Suedia.
Gjatë operacionit të zhvilluar nga njësitë e taskforcës, në banesën e të dyshuarit u sekuestruan 52,480 euro para të gatshme, dokumente të falsifikuara si letërnjoftimi dhe patenta e shoferit, tre telefona celularë, një orë Rolex, dy DVR kamerash dhe një automjet. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Kjo ngjarje ndodhi më 1 dhjetor 2025, rreth orës 22:30. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur më tej përfshirjen e tij në aktivitetet kriminale.

Leave a Reply