Shtetas i Kosovës arrestohet në Serbi me 9.5 kg drogë në makinë

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nga autoritetet serbe në qytetin e Prokupljes.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se në automjetin “Golf” të drejtuar nga A.M janë gjetur 9.5 kilogramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Ky 23-vjeçar nga Podujeva akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, lënda narkotike ishte paketuar në 18 pako të veçanta. Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Klankosova.tv ka tentuar të marrë një reagim nga Ministria e Jashtme dhe e Diasporës për këtë çështje, por deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjigje nga ana e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *