Një 35-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia e Shqipërisë në pikëkalimin kufitar të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze.
J.K., banues në Kosovë, kërkohej nga Gjykata e Sor Rogaland për akuzat e “vjedhjes me dhunë” dhe “plagosjes”. Gjatë kontrolleve të detajuara në kufi, Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës, arriti të kapte dhe të arrestonte këtë person, i cili po përpiqej të kalonte ilegalisht për t’iu shmangur drejtësisë.
Informacioni i marrë nga Interpol Tirana konfirmoi kërkimin e tij nga Interpol Oslo. Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë me homologët norvegjezë për të plotësuar procedurat e nevojshme për ekstradimin e J.K.
në Norvegji, ku do të përballet me akuzat e ngritura kundër tij. Kjo është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar aktivitetet e paligjshme në kufijtë e vendit.

Leave a Reply