Një qytetar nga Peja, 31-vjeçari F.K., është arrestuar nga policia shqiptare në pikëkalimin kufitar të Muriqanit, ndërsa përpiqej të largohej nga Shqipëria.
Ky veprim pasoi shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për akuzën e “Mashtrimit”. Policia Kufitare e Muriqanit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, arriti të ndalojë shtetasin kosovar, i cili dyshohej për përfshirjen në këtë vepër penale, e parashikuar në Kodi Penal të Kosovës.
Procedurat për ekstradimin e tij në Kosovë janë tashmë në proces nga Interpol Tirana dhe autoritetet kosovare. Ky arrestim është rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, për të përballuar krimin dhe për të siguruar respektimin e ligjit në rajon.

Leave a Reply