Shtim i lindjeve në Kosovë: Mbi 100 mijë fëmijë në 4 vite

Në periudhën nga viti 2022 deri në fund të vitit 2025, në Kosovë kanë lindur gjithsej 105,671 fëmijë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Në vitin 2025, numri i lindjeve ishte 27,418, nga të cilët 14,135 ishin djem dhe 13,284 vajza. Ky numër tregon një rritje krahasuar me vitin 2024, kur ishin regjistruar 26,549 lindje, përfshirë 13,772 djem dhe 12,779 vajza.

Viti 2023 shënoi numrin më të ulët të lindjeve brenda kësaj periudhe, me 25,586 fëmijë të lindur, prej të cilëve 13,229 ishin djem dhe 12,357 vajza. Ndërkohë, viti 2022 kishte një shifër më të lartë me 26,118 lindje, përfshirë 13,317 djem dhe 12,801 vajza.

Këto statistika reflektojnë trendet e ndryshme të natalitetit në Kosovë gjatë këtyre viteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *