Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit në qytetin e Shtimes, duke përmbytur disa fshatra të zonës.
Si pasojë, është shpallur gjendje emergjente nga kryetari i komunës, Qemajl Aliu. Aliu ka njoftuar se gjendja momentale është nën kontroll dhe ekipet janë angazhuar pa ndërprerje që nga mëngjesi për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmë aty ku është e nevojshme.
Ai theksoi rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me banorët e prekur për të siguruar mbështetje të menjëhershme. Kryetari ka garantuar se komuna do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mundshme në të ardhmen.
Banorët janë inkurajuar të raportojnë çdo shqetësim në numrin e emergjencës për ndërhyrje të shpejtë nga ekipet e specializuara.

Leave a Reply