Shumë familje në Francë dhe Britani mbeten pa energji elektrike

Evropa veriore është goditur nga një valë e fuqishme stuhish, duke shkaktuar erëra të forta dhe reshje të dendura, që kanë çuar në ndërprerje të gjera të energjisë elektrike në Francë dhe Britani.

Në Francë, Enedis ka raportuar se rreth 380,000 familje janë lënë pa energji, kryesisht në Normandi dhe Bretanjë. Në departamentin Mans, erërat kanë arritur deri në 150 km/orë, ndërsa në Barfleur është regjistruar një rekord i ri prej 213 km/orë.

Për shkak të kushteve ekstreme, SNCF ka pezulluar shërbimet hekurudhore mes Parisit dhe Normandisë. Në Britani, stuhia ka ndërprerë furnizimin me energji për 57,000 shtëpi, ndërsa burime nga BBC njoftojnë se numri i familjeve pa energji ka arritur në 65,000, kryesisht në Kornuoll.

Reshjet e dendura të borës, pas një jave me temperatura të ulëta, kanë shkaktuar mbylljen e qindra shkollave në Skoci dhe Anglinë qendrore. Kompanitë hekurudhore kanë këshilluar qytetarët të shmangin udhëtimet, pasi disa linja janë pezulluar për shkak të kushteve të rrezikshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *