Sindikata e Trepçës: Minatorët përballen me ndëshkime të padrejta

Sindikatat e Trepçës kanë reaguar ashpër pas largimit nga puna të katër punëtorëve për mosrespektim të orarit, duke e cilësuar këtë veprim si përndjekje selektive dhe presion ndaj minatorëve.

Sipas Sindikatës, këto masa ndëshkuese janë drejtuar ndaj atyre që kanë mendime të ndryshme nga menaxhmenti, ndërkohë që problemet e vërteta të ndërmarrjes mbesin të pazgjidhura. Në deklaratën e tyre, sindikalistët akuzojnë komisionet disiplinore për veprim selektiv dhe të njëanshëm, të ndikuar nga udhëzime të caktuara dhe jo në bazë të ligjit.

Ata theksojnë se minatorëve po u mohohet drejtësia dhe trajtimi i barabartë në vendin e punës. Sindikata gjithashtu kritikon institucionet përgjegjëse si Inspektoratin e Punës, Prokurorinë dhe gjykatat për mosreagimin ndaj shkeljeve dhe zvarritjen e procedurave.

Ata shprehin shqetësimin se drejtësia për minatorët po vonohet dhe praktisht po mohohet. Duke bërë thirrje për qetësi dhe unitet, Sindikata kërkon drejtësi dhe trajtim të barabartë, ndërsa paralajmëron se do të ndërmarrë hapa konkretë për të kërkuar zgjidhje.

Ajo i bën apel Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për hetime serioze ndaj situatës aktuale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *