Sinisha Karan shpallet kandidat për president të Republikës Sërpska, njofton Dodiku

Sinisha Karan është shpallur si kandidati i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur për zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska, Bosnje-Hercegovinë, njoftoi kryetari i partisë, Millorad Dodik.

Dodiku, ish-president i këtij entiteti serb në Bosnje, deklaroi për Radio-Televizionin RS se Karan do të propozohet për partnerët e koalicionit.

Karan ndodhet në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, për pjesëmarrje në organizimin e festave jokushtetuese të Republikës Sërpska.

Ai është profesor i çështjeve kushtetuese dhe ministër për Zhvillim Teknologjik dhe Shkencor në qeverinë jokushtetuese të Republikës Sërpska.

Zgjedhjet e parakohshme janë caktuar për 23 nëntor, pasi Gjykata e Bosnje-Hercegovinës i revokoi mandatin Dodikut, pas një vendimi përfundimtar për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Vendimi i gjykatës e ndalon atë të mbajë ndonjë pozitë publike për gjashtë vitet e ardhshme.

Partia e Dodikut fillimisht deklaroi se nuk do të kishte kandidat për zgjedhjet, por më vonë vendosi të marrë pjesë.

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike Serbe, deklaroi se kandidati i saj do të jetë Branko Bllanusha, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Banjallukë./rel


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *