Mediumi kroat “Veçernji list” ka raportuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë vendim si një tronditje për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kjo vjen si pasojë e marrëdhënieve të ngushta politike dhe ekonomike që Serbia ka pasur me Damaskun. Për vite me radhë, Siria kishte refuzuar njohjen e Kosovës, kryesisht për shkak të lidhjeve me Moskën dhe ndikimit të presidentit rus, Vladimir Putin.
Njohja u formalizua në Riad, gjatë një takimi me pjesëmarrjen e princit saudit Mohammed bin Salman, presidentit sirian Ahmed al-Sharaa dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka mirëpritur këtë vendim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ardhshëm midis Sirisë dhe Kosovës.
Nga ana e saj, Siria ka deklaruar se vendimi është pjesë e një politike më të gjerë për hapjen ndaj botës dhe përkrahjen e të drejtës së popujve për vetëvendosje. Damasku shprehu mirënjohje për Arabinë Saudite për rolin e saj konstruktiv në këtë proces.

Leave a Reply