Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
Ky zhvillim u bë publik përmes një postimi nga Osmani në rrjetet sociale, ku ajo bëri të ditur se marrëveshja u arrit në Riad. Njohja u realizua me ndihmën e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.
Presidentja Osmani falënderoi Presidentin Al Sharaa për vendimin dhe për mbështetjen ndaj popullit kosovar. Ajo theksoi se njohja nga Siria është më tepër sesa një akt formal diplomatik, duke e quajtur një vlerësim të sakrificës së shumë brezave për liri.
Osmani gjithashtu nënvizoi se popujt e Kosovës dhe Sirisë kanë kaluar shumë për të arritur lirinë. Në mbyllje, Presidentja e falënderoi Princin e Kurorës për ndërmjetësimin e tij dhe theksoi se me këtë njohje, Kosova është pranuar nga 120 shtete në mbarë botën.
Ajo përfundoi duke deklaruar se Kosova po ecën përpara dhe asgjë nuk mund ta ndalë.

Leave a Reply