Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar mbi gjendjen e pikave kufitare të Kosovës.
Aktualisht, kalimet kufitare po përballen me kohë të gjata pritjeje, veçanërisht në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, ku qytetarët duhet të presin deri në 2 orë për të kaluar kufirin. Ndërkohë, situata në Jarinje është më e lehtë, me pritje që zgjasin vetëm 5 minuta.
Institucioni ka bërë të ditur se do të ofrojë përditësime të mëtejshme gjatë ditës, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar për çdo ndryshim të mundshëm në situatën kufitare.

Leave a Reply