Sllovenia pranon patentat e shoferëve nga Kosova

Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se parlamenti slloven ka miratuar një ligj që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.

Ky zhvillim përbën një lajm të mirë për shtetasit e Kosovës dhe komunitetin e tyre në Slloveni. Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi si një hap pozitiv për qytetarët kosovarë që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet.

Ligji i ri pritet të lehtësojë procesin e njohjes së dokumenteve të drejtimit për kosovarët në Slloveni, duke përmirësuar mundësitë e qarkullimit dhe integrimit të tyre në shoqërinë sllovene.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *