Ndërsa zgjedhjet nacionale të parakohshme në Kosovë po afrohen, tensionet politike po rriten dhe pritjet e qytetarëve janë në kulmin e tyre.
Në një intervistë në emisionin “Ora Shtatë”, avokati Azdren Bytyqi ndau parashikimet e tij për rezultatet e mundshme të partive politike, raporton Klankosova.tv. Bytyqi vlerëson se ndryshime të mëdha nuk do të ketë, por disa lëvizje të vogla mund të luajnë rol kyç.
Ai thekson se Lëvizja Vetëvendosje mund të pësojë një rënie të lehtë, por kjo mund të kompensohet nga votat e diasporës, e cila ka një ndikim të rëndësishëm. Ndërkohë, sipas tij, PDK dhe LDK mund të përjetojnë një rritje të lehtë, duke kontribuar në krijimin e një balancë të re politike në prag të zgjedhjeve.
Ky skenar parashikohet të rigjallërojë skenën politike në vend.

Leave a Reply