Sondazhi i IRI-së: Kosovarët shfaqin simpati të thellë për SHBA-në, ndërsa refuzojnë fuqishëm Putinin

Sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Ballkanin Perëndimor, qytetarët e Kosovës tregojnë besim të lartë ndaj lidershipit amerikan, ndërsa janë shumë kritikë ndaj Rusisë dhe skeptikë ndaj Kinës.

Në lidhje me SHBA-në, 74% e të anketuarve kanë një opinion pozitiv për Donald Trump, duke ruajtur kështu nivelin e lartë të simpatisë që ishte vënë re edhe gjatë presidencës së Joe Biden. Të dhënat tregojnë për një aleancë të fortë strategjike mes SHBA dhe Kosovës në perceptimin publik.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gëzon gjithashtu një mbështetje të konsiderueshme, me 76% të qytetarëve që shprehin opinion të favorshëm.

Nga ana tjetër, perceptimi për Kinën është shumë më skeptik, me vetëm 16% të qytetarëve që kanë një opinion të favorshëm për Xi Jinping, ndërsa 62% e shohin atë në mënyrë negative.

Rusia dhe Vladimir Putin hasin në një perceptim tejet negativ, me 82% të qytetarëve që shprehin qëndrim të pafavorshëm, duke shënuar kështu nivelin më të ulët të mbështetjes në sondazh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *