SPAK heton Ballukun, Rama: Respektojmë pavarësinë e drejtësisë

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet ndaj zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku, për dyshime mbi shkelje të barazisë në tendera.

Sipas burimeve, Balluku është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën, sipas një urdhri të prokurorit Dritan Prençi, dhe është udhëzuar të jetë e shoqëruar nga avokati i saj. Në lidhje me këtë zhvillim, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë.

Nga Berlini, gjatë një interviste për Deutsche Welle, ai deklaroi se “drejtësia duhet të kryejë detyrën e saj”, duke shtuar se nuk do të komentojë mbi rastin deri sa çështjet të marrin formë përfundimtare. Rama theksoi se të gjithë qytetarët janë të pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta dhe se gjykimi i çështjeve duhet të bëhet nga drejtësia dhe jo nga politika apo mediat.

Këto komente vijnë ndërsa kryeministri merr pjesë në punimet e Global Dialogue në Berlin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *