Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë, SPAK, po heton pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës, të dyshuar për përfitime nga veprimtari kriminale.
Ky hetim pason një letërporosi nga autoritetet e Kosovës, që po ndjekin 31 individë të implikuar në trafik droge dhe pastrim parash. Hetimet u mbështetën në të dhënat e siguruara përmes komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, të ofruara nga autoritetet belge dhe franceze.
Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke hapur rrugën për hetimin e pasurive të dyshimta. Rezultatet e hetimit kosovar tregojnë se fitimet e aktiviteteve ilegale janë investuar në biznese dhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si toka, shtëpi dhe automjete, për të fshehur origjinën e tyre.
Përveç hetimit të pasurive të dyshuara në emër të të pandehurve, do të shqyrtohen edhe pasuritë e 58 familjarëve të tyre. Po ashtu, SPAK do të kontrollojë për llogari bankare të dyshimta në Shqipëri, të hapura në emër të këtyre individëve.

Leave a Reply