Spanja ndalon aksesin e fëmijëve nën 16 vjeç në rrjetet sociale

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njoftoi në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai se vendi do të vendosë kufizime për përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 16 vjeç.

Platformave do t’u kërkohet të zbatojnë sisteme për verifikimin e moshës. Sanchez e përshkroi gjendjen e mediave sociale si një “shtet të dështuar” ku ligjet shpesh injorohen dhe krimet tolerohen, duke theksuar nevojën për mbrojtje nga ky “Perëndim i Egër dixhital”.

Krahas kësaj mase, javën e ardhshme do të prezantohet një projektligj për të mbajtur përgjegjës drejtuesit e platformave për përmbajtjet e paligjshme dhe të urrejtjes. Kjo nismë spanjolle pason vendimin e ngjashëm të marrë në Australi, ku në dhjetor u ndalua përdorimi i mediave sociale nga të miturit nën 16 vjeç.

Gjithashtu, disa vende evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, po shqyrtojnë masa të ngjashme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *