Gjykata Speciale ka reaguar ndaj letrës së dërguar nga Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, drejtuar kryetares së gjykatës, Ekaterina Trendafilova.
Qelaj ka shprehur shqetësime për pranimin e dokumenteve nga Serbia, të cilat pretendohet se ushtrojnë juridiksion mbi Kosovën pas vitit 1999, një periudhë kur administrata ndërkombëtare u vendos nga Kombet e Bashkuara. Në një postim në X, Gjykata thekson se vendimi për pranimin e provave nga Prokuroria apo Mbrojtja nuk nënkupton automatikisht peshën ose besueshmërinë që do t’u japin gjykatësit këtyre provave.
Ky vlerësim bëhet pas përfundimit të paraqitjes së provave gjatë aktgjykimit. Gjykata thekson se gjatë procesit të vendosjes për aktgjykim, çdo provë vlerësohet në kontekstin e të gjitha provave të administruara.
Rregullorja ndalon që një vendim mbi fajësinë të bazohet vetëm në dëshmitë e një dëshmitari që Mbrojtja nuk ka pasur mundësinë ta marrë në pyetje.

Leave a Reply