Spiropali: Politika të mos ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë

Një protestë e organizuar në Tiranë në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë, nxiti reagime edhe para fillimit të saj.

Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se kryeministri Edi Rama ka qenë mbështetës për krijimin e Gjykatës Speciale. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, në një intervistë për “Top Story”, komentoi mbi këto deklarata, duke i cilësuar si të papritura dhe të panevojshme.

Ajo theksoi se politizimi i çështjes nuk ndihmon në raportet midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe se qytetarët që protestojnë janë të shqetësuar për zhvillimet në Hagë, jo për Ramën. Spiropali vlerësoi qëndrimet e kryeministrit, duke theksuar se ai ka ngritur zërin në çdo samit ku është diskutuar për Kosovën dhe akuzat për krime lufte.

Ajo përmendi se deklaratat dhe qëndrimet e tij në forume ndërkombëtare janë të dukshme dhe se mungesa e tij në protestë ishte për të shmangur politizimin e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *