Statovci: Kryetari i Prishtinës dhe qytetarët jetojnë në dy botë të ndryshme

Jeta Statovci, kryesuese e listës së partisë “Guxo” për asamblenë komunale në Prishtinë, ka deklaruar se gjatë kësaj administrate, kryetari ka qenë i shkëputur nga realiteti i qytetarëve.

Ajo ka theksuar premtimet e mëdha të kryetarit aktual, Përparim Rama, dhe sipas saj, ai po e mbyll mandatin pa adresuar asnjë nga problemet e qytetarëve.

Gjatë emisionit “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Statovci ka nënvizuar se qytetarët përballen me sfida të përditshme dhe thelbësore.

“Në Prishtinë kanë ekzistuar dy realitete, ku kryetari i komunës dhe qytetari kanë qenë në dy botë krejtësisht të ndryshme. Gjatë këtij mandati janë premtuar projekte të mëdha, megalomane, por asgjë nuk është zgjidhur. Qytetarët përballen me mungesë të nevojave më themelore”, ka deklaruar ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *