Statovci reagon ndaj Bajramit: Arroganca uli mbështetjen e LDK-së

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, ka kundërshtuar deklaratat e ish-deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka akuzuar Presidenten Vjosa Osmani për humbjen e LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021.

Statovci ka theksuar se Presidentja Osmani u përjashtua nga radhët e LDK-së përpara zgjedhjeve, duke argumentuar se rënia e partisë në 12% ishte pasojë e problemeve të brendshme demokratike dhe arrogancës politike. Ajo ka kujtuar se Osmani kishte mbështetjen më të madhe elektorale që nga koha e Presidentit Rugova.

Në një postim në Facebook, Statovci ka theksuar se LDK-ja u dëmtua gjithashtu nga bashkëpunimi me PDK-në, e cila sipas saj ishte e pa reformuar, dhe nga gatishmëria për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin. Ajo paralajmëroi se Presidentja Osmani, e cila është në fund të mandatit të saj, mund të rikthejë LDK-në në 12% për shkak të qëndrimit të saj politik dhe ideologjik, që bazohet në trashëgiminë e Presidentit Rugova.

Statovci kritikoi diskursin aktual të LDK-së, duke përmendur se amniston Listën Serbe dhe fajëson të tjerët për rezultatet e vetë partisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *