Artisti i njohur, Stine, ka vendosur të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, pasi ndjen se nuk është vendi i duhur për të.
Ai ka deklaruar se e ka humbur interesin për lojën dhe se i është e vështirë të përshtatet me kushtet e saj. Sipas Stines, ky vendim është marrë që prej një jave e gjysmë dhe ai nuk dëshiron të vazhdojë më tej.
“Mbase energjia ime për këtë lojë është shteruar dhe nuk jam i përshtatshëm për ta çuar më tej,” tha ai. Duke theksuar rëndësinë e kohës personale, Stine shprehu se për të, “Big Brother-i i vërtetë është koha që kalon me gruan dhe vajzën.”

Leave a Reply