Një hulumtim i kryer nga Universiteti i Mançesterit kundërshton perceptimin e përgjithshëm se rrjetet sociale dhe lojërat online janë të dëmshme për shëndetin mendor të adoleshentëve.
Ky studim, që përfshiu 25 mijë nxënës të moshës 11 deri në 14 vjeç përgjatë tre viteve, sugjeron se përdorimi i platformave si TikTok dhe Instagram nuk ndikon negativisht në gjendjen emocionale të të rinjve. Rezultatet tregojnë se koha e kaluar në rrjetet sociale apo në lojëra nuk rrit simptomat e ankthit dhe depresionit.
Të rinjtë, të cilët raportuan sa kohë kalonin online gjatë ditëve të shkollës, nuk treguan ndryshime në mirëqenien mendore kur përdorimi i tyre rritej nga viti në vit. Gjithashtu, edhe koha e kaluar në lojëra nuk pati ndikim negativ.
Studimi, i botuar në Journal of Public Health, analizoi gjithashtu mënyrat e ndryshme të përdorimit të rrjeteve sociale. Asnjë nga këto metoda nuk rezultoi të ishte drejtpërdrejt e lidhur me përkeqësimin e shëndetit mendor.
Autorët theksojnë se përvoja online mund të jetë komplekse dhe përqendrimi vetëm në kohën e kaluar para ekranit nuk është qasje efektive.

Leave a Reply