Studimi: Ushqimet ultra të përpunuara shkaktojnë varësi të ngjashme me cigaret

Produktet ushqimore ultra të përpunuara, përtej të qenit thjesht ushqime, janë të dizajnuara për të rritur ndjesinë e kënaqësisë dhe për të promovuar konsum të vazhdueshëm.

Sipas një studimi të universiteteve të Michiganit, Dukes dhe Harvardit, të publikuar në “Milbank Quarterly”, këto produkte ndajnë shumë karakteristika me cigaret. Studiuesit argumentojnë se të dyja janë të inxhinierizuara për të ofruar përvoja intensive sensoriale.

Metodat e marketingut të këtyre ushqimeve përdorin strategji të sofistikuara për të tërhequr konsumatorët dhe për të formuar perceptimin e tyre. Ato janë krijuar për të ofruar shpërthime të shpejta shijesh dhe për të stimuluar sistemin e kënaqësisë në tru, duke përfshirë karbohidrate të rafinuara dhe yndyra.

Sipas ekspertëve, këto veçori i bëjnë këto ushqime të ngjashme me cigaret, duke sugjeruar se duhet të shqyrtohen përmes lenteve të shkencës së varësisë. Përfundimi i studiuesve është që institucionet publike duhet t’i trajtojnë këto produkte si materiale konsumimi të manipuluara për qëllime kënaqësie, të ngjashme me produktet e duhanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *