Një grup shkencëtarësh britanikë po kërkon ndalimin e përdorimit të nitriteve në prodhimin e proshutës dhe baconit, duke e lidhur me rreth 50,000 raste të kancerit të zorrës së trashë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas një studimi të bërë nga Cancer Research UK dhe British Journal of Cancer, konsumimi i këtyre mishrave të përpunuar çon në rreth 5,400 raste të reja të kancerit çdo vit. Ky situatë po i kushton sistemit shëndetësor britanik mbi 3 miliardë paund gjatë dhjetë viteve të fundit.
Nitritet përdoren për të ruajtur ngjyrën dhe jetëgjatësinë e mishit, por formojnë nitrosamina kancerogjene. Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikon këto produkte si kancerogjene të grupit 1.
Profesor Chris Elliott ka kritikuar qeverinë britanike për mospërmbushjen e masave të duhura për mbrojtjen e qytetarëve dhe ka kërkuar ndalimin e nitriteve si dhe etiketat paralajmëruese në paketim. Aktualisht, mbi 90% e proshutës në Britani përmban këto kimikate, ndërsa variantet pa to janë shumë të pakta.

Leave a Reply