Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se më shumë se 90 mijë familje të cenueshme kanë marrë mbështetje për faturat e energjisë elektrike gjatë këtij muaji.
Sipas Muratit, programi i subvencionimit, që zhvillohet çdo vit nga tetori deri në mars, përfshin mbështetjen mujore drejtpërdrejt në faturat e energjisë, të cilat përfituesit mund t’i kontrollojnë online në llogaritë e tyre. Murati gjithashtu ka paralajmëruar një masë të re që do të zbatohet pas 28 dhjetorit për të stimuluar kursimin e energjisë.
Ai theksoi se kjo masë ka ndihmuar më parë mbi 200 mijë familje, duke synuar lehtësimin e barrës financiare gjatë muajve të ftohtë. Ky program është pjesë e përpjekjeve për të inkurajuar qytetarët që të kursejnë energji, duke siguruar gjithashtu një mbrojtje financiare gjatë periudhave me konsum më të lartë.

Leave a Reply