Sunderland ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër Chelseat në ndeshjen e javës së nëntë të Premier League, duke fituar me rezultat 1-2 në “Stamford Bridge”.
Pavarësisht dominimit të Chelsea gjatë pjesës më të madhe të lojës, Sunderland u tregua më efektiv dhe siguroi tri pikët në fund. Chelsea hapi rezultatin herët, me Alejandro Garnacho që shënoi golin e parë pas një asistimi nga Pedro Neto, vetëm katër minuta pas fillimit të ndeshjes.
Sunderland reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin në minutën e 22-të, kur Wilson Isidor përfitoi nga një kundërsulm. Pjesa e dytë u zhvillua me pak raste të pastra, derisa Chemsdine Talbi siguroi fitoren për Sunderlandin duke shënuar në minutat shtesë, pas një asistimi nga Brobbey.
Me këtë triumf, Sunderland ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 17 pikë, ndërsa Chelsea bie në vendin e shtatë me 14 pikë.

Leave a Reply