Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj një qytetari që mbante një emblemë të LDK-së pranë një qendre votimi.
Sveçla, pjesë e Vetëvendosjes, e ka këshilluar personin që të largohet nga zona e shkollës, duke theksuar se prania e tij është në kundërshtim me rregullat. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka akuzuar LDK-në për shkelje të rregullave zgjedhore.
Ai e ka cilësuar situatën si një veprim të paligjshëm për të cilin duhet të ndërhyhet. “‘Institucionalistët’ po shkelin ligjin para qendrës së votimit me simbole partiake”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetari me emblemën e LDK-së i përgjigjet Sveçlës, duke theksuar se ai nuk ndodhet brenda objektit dhe paralajmëron se do të kërkojë drejtësi në gjykatë.

Leave a Reply