Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka shënuar 9-vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit Astrit Dehari, duke vlerësuar rolin e tij si një shok dhe aktivist i dalluar.
Sveçla ka theksuar se arrestimi dhe mbajtja e Deharit në paraburgim ishin të padrejta, duke e bërë humbjen e tij edhe më të rëndë për të afërmit dhe miqtë. Ngjarjen e ka përshkruar si një “skenë krimi që ende nuk është zbardhur plotësisht, edhe pas nëntë vjetësh”, duke vënë në pah se qendra e paraburgimit, që duhej të ishte e sigurt, u kthye në një vend tragjedie.
Ministri ka nënvizuar se kjo ngjarje ka një peshë të madhe jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që e njohën Astritin. “Astriti na mungon çdo ditë.
Ne jemi të angazhuar vazhdimisht duke ndjekur idealet e tij. Drejtësia për vdekjen e tij është e domosdoshme dhe kërkimi i së vërtetës së plotë do të vazhdojë,” ka deklaruar Sveçla.

Leave a Reply