Në emisionin Pressing të mbrëmjes së sotme, po diskutohet çështja e procesit në Hagë, në pesëvjetorin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Në studio janë të pranishëm Gazmend Syla, Bujar Haradinaj, Taulant Hodaj dhe Blerim Latifi. Gjatë bisedave me diplomatë të ndryshëm, Gazmend Syla nga OVL-UÇK theksoi se nuk ka dëgjuar asnjëherë nga ambasadorët se shteti i Kosovës, ose kryeministri Albin Kurti, ka shprehur ndonjë interes për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
Ai theksoi se, ndonëse kanë zhvilluar shumë takime diplomatike, asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë informacion që tregon interes nga Kosova. Syla shtoi se, sipas ambasadorëve, OVL-UÇK është e vetmja organizatë që ka kërkuar reagime në lidhje me këtë çështje.
Ai përgënjeshtroi deklaratat e Kurtit, duke thënë se asnjë nga ambasadorët nuk ka përmendur ndonjë angazhim të mëparshëm nga autoritetet kosovare.

Leave a Reply