Gazetari Valon Syla, gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin Pressing në T7, ka ndarë mendimet e tij rreth zgjedhjeve që pritet të zhvillohen nesër në vend.
Syla ka shfaqur skepticizëm mbi mundësinë e një përmirësimi të dukshëm të rezultateve për Vetëvendosjen në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka theksuar se paparashikueshmëria e votuesve nga diaspora, të cilët kanë ardhur në numër të madh, po krijon pasiguri mes partive.
E gjithë kjo, sipas tij, ndikon në një atmosferë të demoralizuar për shkak të ngopjes nga zgjedhjet e shpeshta dhe festave të fundit. “Vetëvendosja, e cila konsiderohet si partia me më pak reforma, ka shanse të ulëta për të tejkaluar rezultatet e mëparshme,” ka thënë Syla.
Megjithatë, ai ka shprehur optimizëm personal, duke inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë aktivisht në votime, në vend që të lënë fatin e tyre në duart e diasporës, dhe ka sugjeruar që të përjetojnë procesin si një festë demokratike.

Leave a Reply