Një përplasje e ashpër verbale ndodhi mes gazetarit Valon Syla dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë emisionit “Pressing” në T7, e cila përfundoi me largimin e Sylës nga studioja.
Gjatë debatit, Lladrovci e quajti Sylën “të pitë”, çka shkaktoi reagimin e gazetarit, i cili zgjodhi të ndërpresë pjesëmarrjen e tij. Pas incidentit, Syla shprehu mendimet e tij në Facebook, ku sqaroi se u largua për shkak të gjuhës kërcënuese që, sipas tij, nuk është gjithmonë e tolerueshme në një debat televiziv.
Në postimin e tij, Syla theksoi se nuk mund të pranojë një stil komunikimi që ai e përshkroi si “monolog komandantësh”, duke nënvizuar se kjo qasje nuk i përshtatet një studio televizive. Ai vuri në dukje se në mungesë të argumenteve, ofendimet ishin të panevojshme dhe se pyetja e tij mbi arsyet e hyrjes së detyruar në zyrën e PDK-së mbeti pa përgjigje.

Leave a Reply