Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, ishte mysafir në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gjatë intervistës, Tahiri ka diskutuar për planet e tij për të ardhmen e qytetit, duke u përqendruar veçanërisht në përmirësimin e infrastrukturës. Ai ka premtuar se çështjet infrastrukturore do të zgjidhen plotësisht gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar se nuk do të ekzistojnë më dallime në këtë fushë.
Tahiri ka shprehur vendosmërinë për të realizuar projekte që do të përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët e Mitrovicës, duke sjellë një transformim të dukshëm në qytet.

Leave a Reply