Tahiri: Qeveria aktuale, më e korruptuara sipas ish-opozitës

Besnik Tahiri, ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë një interviste në emisionin “Real Talk me Maxhunin” në Periskop dhe T7, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për manipulim politik dhe tendenca autoritare.

Tahiri pretendon se Kurti ka krijuar një situatë ku opozita ka rënë në kurthin e tij që nga fillimi i mandatit, duke shndërruar sfida procedurale në kriza kushtetuese. Tahiri përmendi se problemi nisi me kontestimin e votimit për verifikimin e mandateve të deputetëve, duke theksuar se kjo u përdor nga Kurti si mundësi për të bllokuar Kuvendin.

Ai shtoi se opozita nuk duhet të kishte lejuar këtë provokim, pasi bllokada i shërbente Kurtit për të krijuar krizë politike. Gjithashtu, Tahiri paralajmëroi për një kurth të dytë të mundshëm, ku Kurti përpiqet të portretizohet si luftëtar kundër korrupsionit dhe çlirues i veriut, ndërkohë që, sipas Tahirit, qeveria aktuale është e përfshirë në dhënie masive të tenderëve njëburimor, të cilët i cilësoi si burim korrupsioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *