Tajvan: Tërmet i fuqishëm shkakton skena dramatike

Një tërmet me magnitudë 7 tronditi Tajvanin, duke u regjistruar rreth 32 kilometra larg bregdetit në verilindje të vendit.

Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm në ishull brenda kësaj jave, pas atij me magnitudë 6.1 që goditi Taitungun juglindor të mërkurën. Tajvani, i pozicionuar në afërsi të kufirit të dy pllakave tektonike, është shpesh viktimë e tërmeteve.

Në vitin 2016, një tërmet në jug të vendit mori jetën e mbi 100 personave, ndërsa ai i vitit 1999 me magnitudë 7.3 shkaktoi mbi 2,000 vdekje. Megjithatë, tërmeti i fundit nuk ka sjellë as dëme të mëdha materiale dhe as të lënduar.

Pamjet e para të ngjarjes kanë filluar të shpërndahen, duke përshkruar momentet dramatike të lëkundjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *