Takim i KFOR-it, BE-së dhe EULEX-it për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, zhvilloi një takim me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, dhe shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Sipas një postimi në Facebook nga KFOR-i, diskutimet u fokusuan kryesisht në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në rajon, duke nënvizuar mbështetjen e KFOR-it për procesin e dialogut. Ulutash theksoi angazhimin e KFOR-it për misionin e mandatuar nga OKB-ja dhe bashkëpunimin e ngushtë me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë.

Ai vuri në dukje përkushtimin e NATO-s dhe BE-së për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë. Peter Sorensen, i cili më parë ishte takuar me ish-komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, kishte përmendur përmes platformës X rëndësinë e takimeve dypalëshe dhe trepalëshe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjen e personave të zhdukur.

Takimi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi u mbajt më 11 shtator në Bruksel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *