Takimi i Trumpit me Ronaldon tërheq vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, mori pjesë të martën në një darkë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte i pranishëm edhe princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e përshkroi praninë e Ronaldos si një “nder”, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në futbollin saudit dhe ndikimin e tij në modernizimin e vendit. Në një postim në Instagram, Shtëpia e Bardhë e cilësoi vizitën e Ronaldos si një takim mes “dy GOATS”, një shprehje që nënkupton “Më i miri i të gjitha kohërave”, e cila përdoret shpesh për Ronaldon dhe Lionel Messin.

Sipas BBC-së, princi Bin Salman po përpiqet të zvogëlojë varësinë ekonomike të Arabisë Saudite nga nafta, duke e zhvendosur fokusin drejt sportit dhe turizmit. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi pjesëmarrjen e Ronaldos në darkë, por nuk specifikoi rolin e tij në delegacionin saudit.

Presidenti Trump, duke iu drejtuar të pranishmëve, vuri në dukje admirimin e djalit të tij për Ronaldon. “Edhe Barron e takoi atë dhe mendoj se tani më respekton më shumë,” shtoi Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *